Carlo Ancelotti është dënuar prej Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Në fakt, Komisioni Disiplinor i kësaj federate ka gjobitur italianin me pesë mijë euro.
E gjithë kjo pasi strategu i Bayern Munichut kishte bërë sjelle të pahijshme duke i treguar gishtin e mesëm tifozëve të Hertha Berlinit, transmeton Telegrafi.
Megjithëse kjo kishte ndodhur jashtë fushës së futbollit, Ancelotti është dënuar pas reagimeve të mëdha të tifozëve në rrjetet sociale.
Ndryshe, Bayerni nxori nj[ barazim 1-1 në sekondat e fundit të takimit në saje të golit të Robert Lewandowskit. /Telegrafi/