Pronari i Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, ka ndërruar jetë pasi helikopteri i tij u rrëzua, në të cilin ishin edhe katër persona të tjerë është rrëzuar.
Më shumë detaje tani janë bërë të ditura ku manjatin humbi jetën me një pjesë të stafit të tij.
Turma e tifozëve janë mbledhur në stadium për të dërguar lule dhe për tu nënshkruar në librin e ngushëllimeve.
Përvec presidentit kaun humbur edhe katër njerëz të tjerë jetë.
Këto janë historitë e të tjerëve të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën në këtë tragjedi.
Eric Swaffer (pilot)
Ai ishte 53 vjeç dhe ishte në një marrëdhënie me bashkë-piloten e tij Izabela Lechowicz.
Sipas shtypit anglez, ai kreu manovra heroike për ta devijuar helikopterin në fund të parkingut të makinave dhe për të shmangur dëmtime dhe viktima më të mëdha.
Duke filluar karrierën e tij si pilot i aeroplanëve, ai u është përkushtuar helikopterëve në vitet e fundit dhe ka pasur më shumë se 20 vjet eksperiencë në brezin e tij.
Izabela Lechowicz (pilote)
Ajo ishte 46 vjeç në kohën e rrëzimit dhe ishte partnere e bashkëpiluesit të saj Eric Swaffer.
Izabela kishte punuar më parë në fluturimet çarter, dhe me prejardhje ishte polake.
Ajo ishte shpallur një nga 18 gratë polake më mbresëlënëse në Mbretërinë e Bashkuar në muajin mars, duke jetuar atje që nga viti 1997.
Nursara Suknamai (anëtar i stafit Vichai)
Ajo ishte 33 vjeç. Për tajlandezët, ajo ishte një konkurrente për Miss Tajlandën në vitin 2005, në të cilën ajo përfundoi në vendin e dytë.
Nursara shpesh i shkonte ndeshjet e klubit.
Kaveporn Purnpare (anëtar i stafit Vichai)
Ai punoi në stafin e pronarit bashkë me Suknamain. Përveç kësaj, ai ishte i pranishëm në disa raste në ndeshjet e Foxes.
Pak dihet për të, edhe pse në Angli thuhet se ai ishte njeriu i djathtë i pronarit. /Telegrafi/