Site icon Telegrafi

Një turist amerikan është gjetur i vdekut në ishujt grekë, ndërsa tre të tjerë mbeten të zhdukur

Një turist amerikan që u zhduk në Mathraki u gjet i vdekur, i treti në një javë.

Raportohet se 55-vjeçari u zhduk nga hoteli i tij në ishullin grek të Mithraki të martën e kaluar dhe u gjet i vdekur të dielën.

Vdekja e tij është e treta në vend në javët e fundit.

Një burrë 74-vjeçar nga Holanda u gjet i vdekur të shtunën në ishullin Samos pasi kishte dalë për shëtitje i vetëm në jugperëndim të ishullit. Trupi i tij u gjet përfundimisht në një luginë.

Mjeku televiziv britanik Michael Mosley u gjet i vdekur në ishullin Symi një javë më parë. Mosley me sa duket kishte rënë nga një shpat i pjerrët, tha kryetari i bashkisë së Symit, Lefteris Papakalodoukas.

Aktualisht, disa turistë mbeten të zhdukur në vend, shkruan euronews, transmeton Telegrafi.

Një tjetër turist amerikan, 59-vjeçari Albert Calibet, është zhdukur në ishullin Amorgos pasi u zhduk pas një shëtitjeje.

Dhe një operacion kërkimi po vazhdon për dy turistë francezë të zhdukur në ishullin grek të Sikinos, sipas mediave lokale.

Misioni i shpëtimit do të përdorë vullnetarë, zjarrfikës dhe do të rekrutojë një ekip policie nga ishulli i afërt i Ios.

Ndryshe, autoritetet paralajmërojnë për rrezik nga nxehtësia.

Nënkryetarja e turizmit të Amorgos, Popi Despotidi, tha se zhdukja e Calibet mund të jetë ndikuar nga vapa.

“Këto ditë ishulli është i padurueshëm i nxehtë. Ne po shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, tha Despotidi.

Një paralajmërim urgjent është lëshuar për vizitorët pasi Greqia goditet nga një valë të nxehti jashtëzakonisht të hershme me temperatura që arrijnë deri në 44.5C në qytetin e Chania, në veri-perëndim të Kretës. /Telegrafi/

Exit mobile version