Telegrafi

Tre transferimet që mund t’ia sjellin titullin Manchester Unitedit

(Foto: Instagram/The Sun)

Manchester Unitedi duhet të bëjë shpenzime të mëdha në vitin 2021, në mënyrë që të hyjë në garë për titullin e Ligës Premier në sezonin e ardhshëm.

Tifozët janë të zhgënjyer nga intervenimi i klubit në tregun e transferimeve, me ç’rast dështoi të sillte një anësor të djathtë apo një qendërmbrojtës të denjë.

Po ashtu, Djajtë e Kuq dështuan ta transferonin Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi, edhe pse përpjekjet nuk munguan.

Lexo po ashtu Manchester Unitedi i gatshëm t’i rivalizojë gjigantët evropianë për Adama Traoren

Edhe pse aktualisht afati kalimtar është i mbyllur, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është lidhur me disa emra, duke përfshirë yllin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore, që shihet si alternativë e Sanchos.

Dayot Upamecano i RB Leipzigut është emri tjetër që Unitedi e dëshiron për fazën e mbrojtjes, ndërsa mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Denis Zakaria, shihet si zëvendësues i Nemanja Matic.

Nëse arrin të sigurojë shërbimet e tre lojtarëve të përmendur, atëherë Solskjaer do të dijë si të hyjë në garë për trofe. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)