Telegrafi

Tre shqiptarë startojnë për Maqedoninë ndaj Spanjës

Përfaqësuesja e Maqedonisë është mysafire e Spanjës për ndeshjen e xhiros së katërt kualifikuese për ‘Rusia 2018’.

Nga 11 lojtarët që do të zbresin në fushë për Maqedoninë nga minuta e parë – tre prej tyre janë shqiptarë.

Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani aktivizohen në mesfushë, derisa Ezgjan Alioski luan në krah.

Maqedonia nuk ka marrë asnjë pikë në tri xhirot e para, pra të tria ndeshjet i ka humbje. /Telegrafi/