Paris Saint Germain është eliminuar papritmas prej Kupës së Ligës.
Parisienët para shikuesve të vetë në Parc de Prince kanë pësuar humbje kundër Gunigampit me rezultat 2-1.
Në fakt, vendasit arritën të parët të kalonin në epërsi, por që gjithçka përmbysën në dhjetë minutat e fundit mysafirët.
📸 #PSGEAG
Le seul et l'unique… @neymarjr 😍
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/iNRnFE5395
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 9, 2019
Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse të besuarit e Thomas Thuchelit dominuan përgjatë 45 minutave.
Goli i parë u realizua tek në të 63 minutë, kur Neymar realizoi me kokë pas një harkimi të TYhomas Munier.
Paraprakisht, mysafirët shpërdoruan një penalti duke mos u treguar i saktë djali i legjendës franceze të futbollit, Lillian Thuram, Marcus.
📸 #PSGEAG
Difficile de trouver des espaces dans cette première mi-temps 😤
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/uhVM8Jytym
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 9, 2019
Por, në penaltinë e dytë për Guingampin ishte i saktë në të 83 minutë Yeni Atito N’Gbakoto.
Sërish penalti dhe sërish përgjegjësinë e mori Thuram, i cili kësaj radhe u tregua i saktë për golin e përmbysjes së rezultatit në minutën e dytë të kohës shtesë.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për gola dhe kështu, Guingamp triumfoi me rezultat 2-1.
Në takimin e radhës të gjysmëfinales Guingamp do të takohet me Biordeauzin, e cila eliminoi Le Havren pas fitores 1-0. /Telegrafi/
https://youtu.be/PeWQDukW8xU?t=32