Telegrafi

Tre muaj pas emërimit, Monaco shumë pranë shkarkimit të Thierry Henryt

Një aventurë me plotë shpresë duket se do t’i vjen fundi më shpejt se që pritet.

Strategjia e re e klubit francez duket se ka dështuar pas fillimit të dëshpëruar të kampionatin të ri të Ligue 1.

Trajneri i Monacos, Thiery Henry është shumë pranë shkarkimit pas vetëm tre muajsh angazhimi për shkak të rezultateve të dobëta, raporton “The Miror”.

Thierry Henry (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Ish-sulmuesi nuk ka qenë në gjendje të përparojë skuadrën pas një nisje të dëshpëruar në ligën elitare franceze që nga tetori, duke fituar vetëm dy nga 12 ndeshjet dhe duke qenë në ballë.

Është interesante se udhëheqësit e klubit janë të gatshëm ta rikthejnë Leonardin Jardimin, të cilin e pasoi muaj më parë Henry.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligue 1

Francezi legjendar nënshkroi një kontratë trevjeçare, por mediat britanike shkruajnë se pritet të shkarkohet shumë shpejt.

Ndryshe, Monaco aktualisht renditet në vendin e 19-të në tabelën franceze, tre pikë jashtë zonës së sigurt. /Telegrafi/