Site icon Telegrafi

Tre mjekë të rinj i shtohen QKMF-së në Junik

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka bërë të ditur që Komuna e Junikut e ka nisur mbarë këtë vit sa i përket aspektit kujdesit ndaj shëndetit, pasi që Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në këtë Komunë i janë shtuar tre mjekë të rinj.

Dr. Eli Bytyqi dhe Dr. Durim Gashi do të jenë mjekët e përgjithshëm që do të shërbejnë në këtë qendër të kujdesit shëndetësor në Junik, ndërsa shërbimet stomatologjike për të cilat kanë nevojë qytetarët e kësaj komune do të ofrohen nga Dr. Jakupi Gaxherri.

Pas nënshkrimit të këtyre kontratave, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, shprehu kënaqësinë e tij duke theksuar energjinë dhe përkushtimin që këta mjekë do të sjellin në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Junikut. /Telegrafi/

Exit mobile version