Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka bërë të ditur se Marouane Fellaini, Phil Jones dhe Antonio Valencia janë të gatshëm për ndeshjen kundër West Bromwich Albionit.
Para udhëtimit për ndeshjen me WBA-në, trajneri holandez ka thënë se nuk do të rrezikojë me treshen e lojtarëve, të cilët fillimisht duhet të luajnë me grupmoshat U-21.
“Lojtarët që janë rikthyer duhet të luajnë së pari me ekipin e dytë”, ka thënë Van Gaal.
Trajneri holandez gjithashtu ka konfirmuar se mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger do të rikthehet më vonë gjatë këtij muaji. /Telegrafi/