Telegrafi

Tre gola të shpejtë nga Arsenali ndaj Evertonit, Mustafi asiston njërin nga ta (Video)

Arsenali ka gjetur tre gola të shpejtë në shtëpi ndaj Evertonit.

Skuadra e Arsene Wengerit e ka nisur si është më së miri pjesën e parë, duke i shënuar dy gola të shpejtë brenda 19 minutave.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e gjashtë, ku ishte Aaron Ramsey, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Henrikh Mkhitaryan.

Për 2-0 ishte kapiteni Laurent Koscielny, i cili shënoi me kokë në minutën e 14-të pas asistimit të Shkodran Mustafit.

Mesfushori britanik, Ramsey gjeti edhe golin e dytë personal duke shënuar nga distanca në minutën e 19-të për 3-0.

Ky takim është i vlefshëm për javën e 26-të të Ligës Premier. /Telegrafi/