Telegrafi

Tre gola në pjesën e parë, ndeshja për medaljen e bronztë po del të jetë fantastike

Kroacia është duke shënuar fitore pas pjesës së parë ndaj Marokut me rezultat 2-1.

Një ndeshje shumë e bukur, ku nuk po mungojnë aksionet e bukura dhe golat.

Pas eliminimit të tyre nga Argjentina dhe Franca, këto dy skuadra po luajnë për një vend në podium, ndërsa përballja ka filluar furishëm.

Që në minutën e 7-të erdhi goli, kur Ivan Perisic asistoi te Josko Gvardiol i cili shënoi për 1-0.

Por vetëm pas dy minutash Maroku arriti të barazojë, kur Achraf Dari me një goditje me kokë shënoi për 1-1.

Pas golave kroatët kishin dy raste të mira me Mislav Orsic dhe Luka Modric, por nuk e gjetën golin.

Maroku u kthye në sulm duke rrezikuar me Youssef En Nesyri , Soffian Boufal dhe Hakim Ziyech, por as afrikanët nuk ishin të saktë.

Kur pritej që jesa e parë të mbyllej pa gola, në skenë doli Orsic që me një goditje të bukur shënoi për 2-1.

Ndeshja po del të jetë interesante dhe pritet të ketë edhe gola të tjerë në pjesën e dytë. /Telegrafi/