Elita e futbollit kosovar ka filluar edicionin 2019/20.
Në vikendin që sapo lamë pas janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parë ku ka pasur shumë befasi.
E pas xhiros së parë tre futbollistë janë në krye të listës së golashënuesve me nga dy gola.
Kastriot Rexha, Enis Zabërgja dhe Ardijan Muja kanë shënuar nga dy herë në fitoret e Feronikelit, Llapit e Trepçës ’89.
Labinot Osmani, Arbnor Ramadani, Filonit Shaqiri, Agron Bruqi, Ahmed Januzi, Besmir Bojku, Jean Carioca, Diar Prokshi, Arb Manaj, Leart Emini, Tomislav Busic dhe Jasmin Rabosha janë lojtarët tjerë që kanë realizuar gola këtë javë.
Java e dytë në Ipko Superligën e Kosovës zhvillohet në vikendin e ardhshëm. /Telegrafi/