Tre keqkuptime shpjegojë numrin e lartë joracional të njerëzve “single” në botë. Normalisht duhet të jenë afërsisht po aq gra “single”, sa edhe meshkuj, kështu që kjo nuk ka kuptim.
Së pari, ne angazhohemi në një marrëdhënie vetëm në qoftë se jemi të tërhequr nga ana “romantike” për dikë, duke e quajtur shpesh kimi, apel seksi, apo diçka tjetër.
Së dyti, një gamë e gjerë e kandidatëve në dispozicion do ta përmirësonin zgjedhjen tonë, ndërkohë që ekzistojnë dëshmi se sa më shumë variante aq më e vështirë bëhet zgjedhja.
Dhe, së treti, është vetëm një kombinim i përkryer për çdo person, apo kemi nevojë të presim për dikë që është 100% i përshtatshëm me ne.
Pra, nëse nuk jeni “single”, kjo vjen ndoshta për shkak se nuk keni shpenzuar shumë kohë për shqyrtimin e të gjitha zgjedhjeve të mundshme, nuk keni vendosur në bazë të kimisë dhe nuk keni pritur për kandidatin e përsosur. Në vend të kësaj, ju ishit dakord për një zgjedhje të pranueshme apo adekuate në një marrëdhënie kuptimplotë, apo edhe të përsosur.
Pse kaq shumë njerëz përqafojnë këto tri qasje vetëshkatërruese për marrëdhëniet?
Nocioni i dashurisë romantike, në të dyja aspektet: si një pararendës themelore, ashtu edhe si një element përforcues i marrëdhënieve afatgjata, ka qenë veçanërisht i shquar në shekujt e 20 dhe 21. Kjo është shpjeguar në kontekstin e një shoqërie gjithnjë e më komforte. Dr. Eva Ilouz tregon rreth një “procesi të dyfishtë” ku romanca vetë ka bërë modifikime, por romanca gjithashtu bëhet vektor, që na mundëson të angazhohemi me një gamë të tërë të mallrave dhe shërbimeve. Prandaj, ekziston dashuria në një treg, i cili është subjekt i forcave ekonomike të ngjashme dhe pabarazive në dobi të mallrave të tjera. Kjo krijon probleme: ne duket se kemi akses gjithnjë e në rritje tek partnerët potencialë, ndërkohë që vetë dashuria bëhet gjithnjë e më e pakuptueshme.
Njerëzit gabimisht parashikojnë sasinë e kënaqësisë nga zgjedhja e një partneri të caktuar. Në fakt, shumë zgjedhje mund të pengojnë romancën: nga një perspektivë njohëse, kjo na çon në gjykimin e bazuar tek ana vizuale, që janë të shpejta për t’u vlerësuar p.sh. lartësia, pesha, etj. Zgjedhja është kaq konfuze. Edhe komunikimi në internet nuk e ka zvogëluar numrin e “single” në botë.
Në disa kultura (rrallë në botën perëndimore) dashuria është parë si diçka, që rritet dhe zhvillohet pas martesës.
Ndërsa duket se në kundërshtim me retorikën e tanishme rreth asaj se çfarë do të thotë të biesh në dashuri, në qoftë se ju jeni më pak të shqetësuar në lidhje me zgjedhjen e partnerit, ju mund të keni më shumë gjasa të gëzoni një marrëdhënie të mirë afatgjatë.
Në fakt, hulumtimi tregon, se dashuria romantike mund të kontribuojë në riparimin e marrëdhënieve. /Telegrafi/