Telegrafi

Trazirat në Old Trafford nuk i ndryshojnë mendjen Familjes Glazers

Tifozët e Manchester United janë duke kërkuar nga Familja Galzers që të shesin sa më parë klubin.

Tentimi për të krijuar Superligën Evropiane, acaroi jashtë mase përkrahësit e Djajve të Kuq, të cilët ishin të mllefosur edhe më parë për shkak  të mungesës së trofeve.

Lexo po ashtu Kur do të luhet takimi i shtyrë mes Unitedit dhe Liverpoolit?

Sipas asaj që raporton The Guardian, Familja Glazers nuk është e interesuar të shesin klubin dhe e vlerësojnë atë në shumë e shtatë miliardë euro.

Vlera reale e klubit sillet rreth tre miliardë euro, pasi vlera e tyre ka rënë në treg dhe ka të interesuar nga Arabia Suadite.

Lexo po ashtu Unitedi përballet me heqje të pikëve - rregullat e Ligës Premier dhe FA kanë ndryshuar

Protestat e organizuara të dielën e javës së kaluar bën që të anulohej takimi i United me Liverpoolin në Old Trafford.

Kështu, tifozët janë të vendosur që t’i largojnë pronarët dhe vetëm një gjë e madhe mund të shpëtojë Familjen Glazers. /Telegrafi/