Tifozët e Manchester United janë duke kërkuar nga Familja Galzers që të shesin sa më parë klubin.
Tentimi për të krijuar Superligën Evropiane, acaroi jashtë mase përkrahësit e Djajve të Kuq, të cilët ishin të mllefosur edhe më parë për shkak të mungesës së trofeve.
Sipas asaj që raporton The Guardian, Familja Glazers nuk është e interesuar të shesin klubin dhe e vlerësojnë atë në shumë e shtatë miliardë euro.
Vlera reale e klubit sillet rreth tre miliardë euro, pasi vlera e tyre ka rënë në treg dhe ka të interesuar nga Arabia Suadite.
Protestat e organizuara të dielën e javës së kaluar bën që të anulohej takimi i United me Liverpoolin në Old Trafford.
Kështu, tifozët janë të vendosur që t’i largojnë pronarët dhe vetëm një gjë e madhe mund të shpëtojë Familjen Glazers. /Telegrafi/