Site icon Telegrafi

Traumat Ortopedike, mjekët e Spitalit Amerikan bëjnë thirrje për kujdes në shmangien e aksidenteve!

Si rrjedhojë e motit të ftohtë dhe klimës dimërore, gjithnjë e më shumë në emergjencën e Spitalit Amerikan po shtohen rastet e pacientëve që kanë nevojë për përkujdesje dhe ndërhyrjen e specialistëve ortoped, për shkak të lëndimeve që marrin nga rrëzime apo aksidente të ndryshme.

“Për sa i përket klimës së ftohtë që po kalojmë, mund të them se këto tri apo katër ditët e fundit gjatë kohës së ftohtë dhe ngricave janë shtuar rastet e të lënduarve, kryesisht fëmijë dhe moshat rreth 60 vjeç, të cilët janë paraqitur me trauma të ndryshme. Kjo është një situatë pothuajse normale për kohën që po kalojmë, ndaj këshilla më e mirë është që të evitojmë lëvizjet e panevojshme për të zvogëluar edhe mundësitë për lëndime” – tha Dr. Florin Ramadani, Kirurg Ortoped në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Në fakt, bora, lagështia që sjellë stina e dimrit së bashku me ngrica, janë faktorët kryesor për trauma ortopedike gjatë sezonit të dimrit dhe është e rëndësishme që të jeni të vëmendshëm kur ecni apo edhe kur vozisni veturën.

Spitali Amerikan, për të gjithë pacientët jep këshilla se si mund t’i shmangin rrëzimet nga ngricat përmes disa teknikave.

“Fillimisht është shumë e rëndësishme që këpucët tuaja të jenë prej gome. Mbajta e këpucëve me taka nga femrat shton rrezikun duke favorizuar rrëshqitjet. Mënyra se si ecim në një sipërfaqe me akull luan një rol të veçantë. Ajo që këshillohet është e thjeshtë, imitoni pinguinët. Pra hapi juaj të jetë sa gjerësia e legenit. Teknika e të ecurit prej pinguini kërkon që peshën e trupit tuaj ta përqendroni në këmbën që hidhni përpara. Ndodh që ju të rrëzoheni nëse pesha e trupit tuaj përqendrohet, ashtu si rëndom kur ecim normalisht, në mes të këmbëve tona. Këshillohet po ashtu që trupi të jetë i lirë, pa pesha”, shton më tej Dr. Florin Ramadani.

Trauma ortopedike është një degë e kirurgjisë ortopedike e specializuar në problemet që lidhen me eshtrat, nyjet, dhe indet e buta siç janë muskujt, ligamentet etj.

Qëllimi kryesor i kësaj zone të specializuar në ortopedi është shërimi i kockave, si dhe rivendosjen e shtrirjes anatomike të sipërfaqeve të përbashkëta për të lejuar shërimin dhe rikthimin funksion të pjesës së dëmtuar të trupit.

Mjekët ortopedë të Spitalit Amerikan në Prishtinë, kanë një përvojë shumë të gjatë në rindërtimin e thyerjeve dhe shumë ndërhyrjeve të tjera ortopedike si dhe përdorin teknikat më të avancuara në kirurgji, përfshirë kirurgjinë minimalisht invazive dhe fiksimit të përparuar të jashtëm.

Kurse, disa nga shërbimet e shumta që ofrohen në Spitalin Amerikan, në Repartin e Ortopedisë

janë:

1. Diagnostifikim, trajtim dhe ndjekje e sëmundjeve të lidhura me sistemin muskuloskelektik.

2. Traumatologjia, sëmundjet muskuloskeletale që vijnë si pasojë e aksidenteve, rrëzimeve të ndryshme.

3. Arthroplastika, vendosja e protezave në gjunjë, kuke, shpatull etj.

4. Kirurgjia Arthroskopike, realizimi i operacioneve të mbyllura në sëmundjet e kyceve.

5. Kirurgjia e dorës, operacione mikrokirurgjikale duke përfshirë edhe riimplantimin e pjesëve totalisht të shkëputura.

6. Kirurgjia e shtyllës kurrizore.

7. Kirurgjia e fëmijëve duke përfshirë edhe sëmundjet e lindura të sistemit muskuloskeletik.

8. Mjekësia sportive, problemet e shfaqura si pasojë e aktiviteteve të ndryshme sportive.

Në Spitalin Amerikan ju do të gjeni të gjithë përkujdesjen e duhur dhe ndërhyrjen e

menjëhershme 24 orë/7 ditë në javë.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
 

Exit mobile version