Site icon Telegrafi

Trashja sikur ngrohja globale

Ashtu si i kushtohet vëmendje rrezikut nga ngrohja globale, në të njëjtën mënyrë njerëzit duhet të edukohen dhe të këshillohen që të hanë ushqime më të shëndetshme për t’i ikur mbipeshës dhe numrit të madh të rreziqeve që lidhen me të.

Megjithëse dihet që rezultatet nuk mund të shfaqen menjëherë, organizatat e ndryshme duhet të përqendrohen në informimin e njerëzve lidhur me problemin e trashjes dhe sëmundjeve të ndryshme që mund t’i shkaktojë mbipesha. Njëkohësisht duhet të ndikohet edhe në industrinë ushqimore që t’i reklamojë më tepër produktet e shëndetshme ushqimore, dhe t’i njoftojë blerësit se çka përmban secili produkt.

Trashja është pasojë e zhvillimit të madh industrial dhe ekonomik dhe kolapsit total në kërkesën e aktivitetit fizik, derisa më e rrezikshmja është se industria e ushqimit dhe pijeve ka ndikim negativ edhe te fëmijët. Kjo duhet patjetër të ndryshohet, dhe mund të ndodh vetëm nëse qeveritë e vendeve të ndryshme marrin hapa konkret për ta realizuar një qëllim të tillë.
Nëse dëshirojmë shoqëri të shëndoshë, ky problem duhet të merret seriozisht.

10% e fëmijëve në botë kanë peshë të tepruar ose janë të trashë, që është dyfishi i fëmijëve me kequshqyerje. Megjithatë nëse kjo përqindje krahasohet me numrin e fëmijëve të varfër atëherë nuk është aq e madhe.

Një numër i madh analizash tregon se nuk kujdesemi sa duhet për ushqimin e fëmijëve dhe shëndetin e tyre. Fëmijët janë në gjendje të keqe që nga lindja, ata marrin shumë më pak informata se prindërit e tyre dhe definitivisht do të vdesin më të ri se ata. Dhe për këtë arsye duhet të bëhet një regjim krejtësisht i ndryshëm i mënyrës së jetesës e cila do t’i mbajë njerëzit të hollë, ndërsa për të ndodhur kjo duhet ushqim i shëndetshëm dhe ushtrime një ose një orë e gjysmë në ditë.

Mbipesha në përgjithësi, e shkurton jetën duke e rritur rrezikun për sëmundje të ndryshme, në radhë të parë ato të zemrës dhe sëmundjet kanceroze.

Exit mobile version