Tinejxheret të cilat nuk janë të popullarizuara, janë shumë më të prira për t’u trashur, ka dëshmuar hulumtimi i kryer me mbi 4.000 vajza, kryesisht të moshës 15-vjeçare.
Për dallim nga vajzat të cilat përjetohen si më të dashurat në shoqëri dhe shkollë, vajzat e jopopullarizuara kanë pasur 69 për qind më shumë gjasa që, gjatë dy vjetëve të ardhshme, të fitojnë peshë në mënyrë të dukshme.
"Për strategjinë e parandalimit të trashjes duhet pasur në mendje gjendjen emocionale të vajzave, qysh ato e përjetojnë veten", ka thënë udhëheqësja e hulumtimit, Adina Lemeshow, nga New York City Department of Health and Mental Hygiene.
Si t’i dilet në udhë kësaj? Të moshuarit janë faktor i rëndësishëm. Pa marrë parasysh sa të rinjtë i quajnë “të mërzitshëm”, personat e pjekur edhe më tutje janë ata të cilët kanë më së shumti ndikim në jetën e shumicës së tinejxherëve, vlerëson Adina Lemshow. /Yahoo.news/