Site icon Telegrafi

Trashësia, fajtorë janë gjenet jo brumërat

Në një hulumtim të madh, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 5.000 çifte të binjakëve njëvezor dhe dyvezor, në mes moshave 8 dhe 11 vjeç, shkencëtarët kanë përcaktuar se – gjenet janë përgjegjës për madje 77 për qind të dallimeve në masën trupore dhe madhësinë e belit të këtyre fëmijëve. Vetëm 23 për qind e dallimit është rezultat i mjedisit, gjithashtu edhe mënyrës së ushqimit dhe stilit të jetës.

Fëmijët e lindur me gjene “të trasha” nuk kanë peshë të paevitueshme të masës trupore, mirëpo kërkohet mund shtesë që të mbesin shtathedhur, ka thënë profesoresha Jane Wardle nga University College në Londër.

Nuk është as çudi që aq shumë fëmijë sot kanë masë të shtuar trupore sepse, pos ndikimit të gjeneve, ushqehet në mënyrë jokualitative dhe lëvizin shumë pak, ka shtuar ajo. Për këtë është jashtëzakonisht e rëndësishme që fëmijëve t’iu sigurohet mjedisi sa më i mirë i mundur sa i përket mënyrës së ushqimit dhe lëvizjes, si dhe, t’u ndihmohet atyre të cilët gjenetikisht janë të prirë ndaj trashjes.

Ky hulumtim, theksojnë shkencëtarët, është veçanërisht i rëndësishëm për vërtetimin e faktorëve të cilët ndikojnë në trashësinë e fëmijëve.

Exit mobile version