Dy kamionë me nëntë milionë fishekë, janë vjedhur kur sulmues të panjohur iu vërsulën kur mësuan për transportimin e armëve në shtetin meksikan Guanhuato.
Përfaqësuesi i fabrikës së municionit, Teknos Juan Ibarola, ka thënë se dy kamionë të mbushur me municion janë vjedhur në autostradë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Ibarol pretendon që narko-karteli meksikan që dyshohet për këtë vjedhje, nuk do të ketë ndonjë avantazh, pasi bëhet fjalë për municion të kalibrit të vogël.
E mediat meksikane raportojnë se kartelët kryesisht përdorin kallashnikovë dhe armë të gjata amerikane AR-15 si dhe revole të kalibrit 9 mm.
“Armët e këtij kalibri, ata nuk i përdorin”, ka shtuar Ibarola.
E sigurimin e transportimit të municionit e kishte bërë një kompani që nuk ka ndonjë lidhje me policinë, kurse shoferët janë gjetur pa ndonjë lëndim serioz, pak orë në një zonë malore. /Telegrafi/