Telegrafi

Transporti në Ballkan në rritje – Roli i korridorit X

Nëse një person hipën sot në tren në Salcburg, ai përfundon pas 22 orësh në Selanik. Prandaj ai do të preferonte më mirë të udhëtonte me avion dhe të udhëtojë vetëm 2 orë.

Por udhëtimi hekurudhor është më pak i dëmshëm për ambientin se sa ai hekurudhor dhe diskutimet aktuale tregojnë se transporti hekurudhor pritet të rritet. Çësthja është si mund të ulet kohëzgjatja e udhëtimeve hekurudhore? Çfarë po ndodh për këtë në Ballkan?

Tek Arge Korridori X po punohet me intensitet. Gerard Benal, që ka shkruar një temë studimore për korridorin X tregon çfarë është duke u bërë aktualisht : "Çështja aktuale ështe se si të zhvillohen administratat e hekurudhave të Evropës juglindore në sipërmarrje moderne. Ato janë aktualisht pjesë të ministrive, pra aparat administrativ. Në të ardhmen pritet që ato të kthehen në firma që funksionojnë sipas kritereve ekonomike, që zhvillojne strategji dhe që nxjerrin fitime. Ky ndryshim ekonomik e ndryshon krejt këtë sektor. Sipas mendimit tim kjo pritet të arrihet në 10-15 vitet e ardhshme".

Arge Korridori X, me qendër në Vjenë është një grup pune i shoqërive hekurudhore të vendeve në të cilat kalon korridori X. Korridori X është rrjeti hekurudhor që lidh Ballkanin me Evropën qëndrore. Ai fillon me Austrinë, ka pjesë të tij në Hungari vazhdon me Slloveninë, Serbinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë deri në Turqi, Stamboll.

Shqipëria dhe Bosnja nuk bëjnë pjesë në të
"Arsyeja pse ky korridor është interesant është se ai kalon nëpër shumë vende, dhe bashkëpunimi i tyre në këtë korridor ka rëndësi jo vetëm për qarkullimin hekurudhor por edhe për vendosjen e paqes," thotë Benal.
Arge Korridori X, është duke lokalizuar pikat e bllokimeve të rrjetit, ku ka probleme me infrastrukturën, pra ku udhëtohet me ngadalë, vetëm me 50 ose 60 km .

Përveç kësaj, transporti hekurudhor mund të luajë rol vetëm nëse përdoret për distanca të gjata. Ekspertët thonë se vetëm në distanca 500 deri 1500 km, transportet hekurudhore janë me përfitim.

Nëpërmjet shteteve të reja të krijuara në Ballkan në 10-15 vitet e fundit, janë krijuar shumë kufij të rinj prandaj e rëndësishme është ulja e kohëhqëndrimit në kufij.

Transporti hekurudhor në Ballkan bëhet edhe më interesant kur mendohet se në vitet e ardhshme transporti në Ballkan nuk do të zvogëlohet, përkundrazi, meqenëse zhvillimi ekonomik është në rritje pritet shtim edhe i qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve.

Për ngritjen e korridorit inisiativën e ka marrë ministria greke e transportit. Nga këmbnëngulja e saju arrit që në këtë korridor të mos nxitet vetëm ndërtimi i rrugëve por edhe i shinave. /DW/