Site icon Telegrafi

Transporti i materialit zgjedhor në Prizren realizohet me përcjelljen e Policisë

Materiali zgjedhor është transportuar me përcjelljen e Policisë së Kosovës në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mbahen të dielën më 9 shkurt.

Sipas drejtuesit të KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.

Numri i votuesve në Komunën e Prizrenit sipas KQZ-së është 182,939./Telegrafi/

Exit mobile version