Telegrafi

Transmetim direkt për ndeshjen Angli-Panama, i vlefshëm vetëm për territorin e Kosovës

Ndeshja mes Përfaqësueses së Anglisë dhe asaj të Panamasë do të jetë njëra nga ndeshjet që do të zhvillohet sot (e diel) në kuadër të Kampionat Botëror ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja Angleze hyn në këtë ndeshje për një fitore, pasi do ta siguronte kalimin tutje nga Grupi, duke iu bashkuar Belgjikës.

Tre Luanët edhe pse me disa ndryshime të vogla në formacion, janë favorit për të fituar në këtë takim.

 

Që këtë ndeshje mos ta humbas asnjë tifoz nga Kosova ka menduar platforma online, GjirafaVideo.

Ajo në bashkëpunim me Radio Televizioni i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Shikimi i ndeshjes mundësohet në kualitet shumë të lartë, pa reklama dhe normalisht në komentim shqip.

Por, video e mëposhtme është e vlefshme vetëm për ata brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/