Telegrafi

Transmetim direkt për Kosovë i ndeshjeve të fundit në Grupin C

(Getty Images)

Tashmë kanë filluar ndeshjet e fundit të Grupit C në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

E para është ajo mes Përfaqësueses së Danimarkës dhe Francës, të cilën mund ta shikoni KËTU.

Pasi kjo ndeshje mund të definojë se a do jenë francezët lider të grupit, apo danezët do vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt, atëherë interesimi për ta shikuar nga tifozët është i madh.

Martin Braithwaite dhe N’golo Kante gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Që këto ndeshje mos t’i ikin asnjë futbolldashësi nga Kosova është përkujdesur platforma online, GjirafaVideo.

Ajo në bashkëpunim me Radio Televizioni i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të shfaqur këto ndeshje në internet.

Shikimi i ndeshjeve mundësohet në kualitet shumë të lartë, pa reklama dhe normalisht në komentim shqip.

Nuk duhet harruar, video e mëposhtme është e vlefshme vetëm për ata brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/