Adrien Silva nuk është prezantuar si lojtar i Leicester Cityt edhe pse klubet kanë marrëveshje, por FIFA e ka mohuar këtë transferim.
E gjithë kjo pasi dokumentacioni a arritur në FIFA me 14 sekonda vonës, pasi ishte mbyllur afati kalimtar.
Leicester arriti marrëveshjen me Sporting Lisbonë më 31 gusht dhe pagoi 30 milionë euro, por kishte nevojë për disa orë që të plotësoheshin dokumentet.
Kjo bëri që dokumenti i transferimit të dorëzohet 14 sekonda pasi kishte hyrë data 1 shtator.
FIFA nuk e pranoi e klubi anglez ka thënë se çështjen do ta dërgojë në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv).
Lojtari rrezikon të mos luajë gjashtë muaj, pasi që Sportungu nuk pranon ta rikthej në klub.
“Silva është futbollist i Leicester. Ne nuk kemi më punë. Uroj që Leicester të gjej një zgjidhje”, ka thënë presidenti i Sporting, Bruno de Carvalho.
Në anën tjetër anglezët dëkojnë zgjidhje.
“Ne po punojmë me Adrienin dhe Sportingun e Lisbonës për të zgjidhur problemin që kanë dalë në lidhje me regjistrimin e futbollistit në skuadrën tonë”.
“Po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë një zëdhënës i klubit anglez.
Leicester e mori Silvan si zëvendësim për Danny Drinkwater që kaloi te Chelsea për 40 milionë euro. /Telegrafi/