Telegrafi

Transferimi i ri i Bayernit “shpërthen” në lot pas zëvendësimit nga loja

Shqetësime janë ngritur rreth gjendjes emocionale të Nestory Irankunda pasi ylli i Bayern Munich shpërtheu në lot pas zëvendësimit nga loja.

17-vjeçari ishtë i mërzitur për shkak se nuk arriti të ketë ndonjë impakt për ekipin e tij Adelaide United, në ndeshjen ndaj Brisbane Roar në të cilën triumfuan këta të fundit me rezultat 2-0 për të kaluar në vendin e dytë në renditje.

Transferimi i tij në Gjermani ishte një befasi për shumëkënd, por nga gjiganti gjerman kanë shpresa të mëdha se ai mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm për skuadrën në të ardhmen.

Lexo po ashtu Bayern kompleton transferimin e parë, ai vjen nga Australia

“Ai është nën një presion të madh, ai është shpresa e madhe e futbollit australian. Ju duhet të kujtoni, ai është vetëm 17-vjeçar, ende po kalon nëpër fazën e pubertetit, ai ka shumë emocione dhe ka një presion të madh me të cilin duhet të përballet”, ka thënë gazetari australian Roy O’Donovan.

Irankunda ishte kritikuar ashpër për faktin se nuk kishte ndihmuar mbrojtjen në momentin kur pësuan golin e dytë, madje edhe trajneri i skuadrës Carl Veart raportohet se ka shkëmbyer disa fjalë me talentin e ri.

Lexo po ashtu Nestory Irankunda: Barcelonisti i ri nën flamurin e Bayern Munichut

Australiani ka startuar në gjashtë ndeshje këtë sezon me fanellën e Adelaides dhe ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.

Bayerni ndërkohë përmes një njoftimi për media më datë 14 nëntor kishte bërë zyrtar transferimin e Irankundas për shumën e cila besohet të jetë diku rreth 3 milionë euro./Telegrafi/