Site icon Telegrafi

Trajtoni këmbët e ënjtura me majdanoz

Shumë njerëz vuajnë nga këmbët e fryra, të cilat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë dietë jo të shëndetshme, qarkullim të dobët të gjakut, mbipeshë, cikli menstrual dhe shtatzënia.

Mjekësia popullore ka pafund mënyra trajtimi të tyre, ndër të cilat është edhe majdanozi. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm dhe është shumë i njohur për aftësinë e tij për të nxjerrë jashtë lëngjet e tepërta të trupit.

Pirja e këtij çaji ju ndihmon në heqjen e ënjtjeve në këmbë, për shkak që këto barishte përmbajnë shumë ushqyes.

Gjithashtu, një nga vetitë shëruese të majdanozit është se ju lejon që të urinoni më shpesh, duke ju mundësuar kështu që t’i hiqni lëngjet që akumulohen në këmbët tuaja.

Përbërësit:

▪ 5 lugë gjelle majdanoz
▪ 500 ml ujë

Përgatitja:

Në një tenxhere shtoni ujin dhe vëreni të vlojë në temperaturë të lartë.

Priteni majdanozin në copa të vogla dhe hidheni në tenxheren me ujë.

Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta shtesë.

Largojeni më pas nga zjarri dhe lëreni të ftohet për rreth 20 minuta.

Konsumojeni në formën e çajit tre herë në ditë.

Ju mund të shtrydhni gjithashtu një fetë limon në të, për një shije më të mirë.

Graviteti tërheq poshtë lëngjet tek këmbët, dhe ato bymehen. Kjo gjendje mund të jetë e dhimbshme dhe të pakëndshme. Prandaj është e rekomandueshme që kur jeni të shtrirë të vendosni një jastëk nën këmbë dhe t’i lini këmbët në një lartësi më të madhe se zemra.

Rezultatet pozitive do të jenë të dukshme shumë shpejt dhe të gjitha problemet me këmbët tuaja do të zhduken si me magji. /Telegrafi/

Exit mobile version