Flokëkuqet janë konsideruar të mistershme dhe gjithmonë e kanë fituar vëmendjen e tjerëve.
Në epokën mesjetare, ato janë konsideruar shtriga ose vampire, dhe shpeshherë janë trajtuar mizorisht nga shoqëria, transmeton Telegrafi.
Por, fatmirësisht, ato kohëra kanë kaluar dhe tani njerëzit e shijojnë këtë ngjyrë të bukur të flokëve.
Megjithatë, ngjyra e flokëve nuk është e vetmja karakteristikë që flokëkuqet e kanë.
Më poshtë ju sjellim disa prej trajtave që i bëjnë ato unike.
Janë “mutante”
Gjeni MC1R është përgjegjës për ngjyrën e flokëve dhe të lëkurës të njerëzve. Kur deaktivizohet ose bllokohet, trupi fillon të prodhojë më shumë melanin, e cila është përgjegjëse për tonet e kuqe.
Mund të prodhojnë vitaminë D
Për shkak të lëkurës së zverdhur, ato absorbojnë më shumë diell. Prandaj, flokëkuqet prodhojnë më shumë vitaminë D.
Janë më të prira të sulmohen nga bletët
Bletët i thumbojnë flokëkuqet më shumë sesa njerëzit tjerë. Kjo për shkak se kjo ngjyrë e flokëve perceptohet si grabitqare.
Janë të rralla
Më e rëndësishmja është se personat me këto karakteristika janë shumë të rrallë.
Personat flokëkuq faktikisht e përbëjnë vetëm 1-2% të popullsisë totale në botë. /Telegrafi/