Telegrafi

Trajnohu për Cisco CCNA për 2 muaj dhe certifikohu

 Për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut, Bit Academy ka filluar aktivitetin me qëllim të përgatitjes së kuadrove të reja në lëminë e rrjetave të komunikimit dhe është e përkushtuar të luaj rol aktiv në rritjen e cilësisë dhe konkurrencës në treg.

Përmes trajnimeve intenzive dy mujore, Bit Academy bën përgatitjen e kandidateve për certifikimin CCNA të Cisco-s. Vijuesit e trajnimit Cisco CCNA e kanë mundësine të fitojnë njohuri të mjaftueshme për certifikim në periudhë të shkurtë kohore. Ekipi i kualifikuar si dhe metodat e reja të mësimdhënies garantojnë suksesin në marrjen e certifikimit. Një anketë e realizuar në mbarë botën rreth punësimit në fushën e rrjetave nga Forrester Consulting, tregon se certifikimet e Cisco-s janë faktori më i rëndësishëm për punësim pas diplomës në nivelin bachelor. Andaj posedimi i këtij certifikimi ndihmon në përmirësimin e mundesivë të punësimit si dhe promovimin në pune dhe karrierë.

Bit Academy ka bërë një ofertë speciale për kandidatët që do të regjistrohen për trajnimin që fillon me 4 Mars. Përpos çmimit më të lire në treg, gjithashtu ofron edhe mbulimin 100% të pagesës së testit për certifikim në rast se kandidati nuk arrinë ta kalon të parin. Për më shumë informata rreth këtij trajnimi, vizitoni webfaqen http://bit-academy.com/