Bëni këto shtatë lëvizje me 7 përsëritje në 7 runde dhe do të arrini transformimin e trupit çfarë e keni dëshiruar gjithmonë.
Trajnimi i ndërlikuar me pesha dore nuk lë shumë hapësirë për pushim midis ushtrimeve, mirëpo mund të bëni pushim vetëm pas përfundimit të të gjitha lëvizjeve në numrin e përshkruar të përsëritjeve.
Për shkak të ritmit të pandërprerë, do të sulmohen kaloritë tuaja, ndërkaq ritmi i rrahjes së zemrës do të shpejtohet, transmeton Telegrafi.
Duke pasur parasysh që ky program i ndërlikuar është shumë intensiv, nuk do t’ju jenë të domosdoshme të shtoni peshat e dorës.
Lëvizja e parë është hallka më e dobët në këtë parim trajnimi, prandaj kini kujdes që peshat të jenë të tilla që të mund të përfundoni rundin në kohën midis 2 deri në 3 minuta, varësisht nga niveli i formës dhe vëllimit të trupit tuaj.
Nëse i përfundoni ushtrimet me më pak se dy minuta, shtoni peshat. Nëse megjithatë ju duhen më shumë se tre minuta, ulni pak peshat.
Secilin ushtrim bëjeni me 7 përsëritje pa pushim midis lëvizjeve sipas radhës e cila është përshkruar.
Pastaj bëni pauzë 1 deri në 2 minuta. Ky është rundi i parë, ndërkaq duhet t’i bëni gjithsej 7.
Ushtrimet:
▪ Triceps ekstensioni pas kokës
▪ Përkulja çekiç
▪ Hedhje mbi kokë
▪ Lundrim në parakalonë
▪ Galiç split
▪ Sumo legjionar
/Telegrafi/