Site icon Telegrafi

Trajneri i Zvicrës i kënaqur me atë që treguan lojtarët e tij ndaj Turqisë

Foto: uefa.com

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic është deklaruar pas ndeshjes që Zvicra e fitoi ndaj Turqisë.

Helvetikët fituan 3-1 ndaj turqve, duke arritur që fazën e grupeve ta mbyllin në vendin e tretë.

Petkovic ka thënë pas ndeshjes se ai është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, derisa  dëshiron që të kualifikohen në 16 skuadrat e fundit në Kampionatin Evropian.

“Jam shumë i kënaqur. Skuadra bëri atë që duhej bërë. E ndjej se kemi bërë një paraqitje të mirë për 90 minuta”, ka thënë ai.

“Tani mbetet që të kualifikohemi në 16-të të fundit. Natyrisht se jemi të zhgënjyer (që përfunduar në vendin e tretë), por ne e dinim që çfarë duhet të bëjë, dhe e bëmë. Tani duhet të presim dhe të shohim”.

Mendoj se treguam se çfarë mund të bëjmë si skuadër, Kemi krijuar shumë shanse dhe jemi mbrojtur mirë, jam i kënaqur me lojtarët”, ka shtuar më tej Petkovic.

Zvicra e mbylli fazën e grupeve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Uellsin në të dytin që u kualifikua së bashku me Italinë, derisa Turqia nuk mori asnjë pikë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version