Erik Hantze ka thënë se kanë treguar ndeshje të mirë dhe është i lumtur për kualifikimin
Trajneri i Vikingur, Erik Hantze ka thënë se kur mbetën me një lojtar më shumë në fushë e kishin shumë të lehët ndaj Trepçës ’89.
Vikingur fitoi 1:4 në Mitrovicë, për të kaluar në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 6:2.
“Në pjesën e parë nuk luajtëm shumë mirë derisa mbetem ne një lojtarë më shumë, por në përgjithësi ishte ndeshje shumë e mirë”, tha fillimisht Hantze për Supersport.
Ai po ashtu foli edhe për tifozët në stadium, ku tha se nuk kishin luajtur asnjëherë me kaq shumë tifozë.
“Ne nuk luajmë më shumë tifoz dhe për ne ishte një përvojë shumë e mirë”.