Site icon Telegrafi

Trajneri i Trepçës flet pas fitores, ka diçka për Torcidën

Trajneri i Trepçës, Neven Plantak, ka folur pas fitores së ekipit mitrovicas ndaj Karposit në kuadër të Ligës Ballkanike.

Ai ka falënderuar tifozët që sipas tij ishin të jashtëzakonshëm.

“E fituam këtë ndeshje me zemër. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por humbëm raste të pastra. Jam shumë i lumtur për fitoren sepse ishte ndeshje historike për klubin dhe për qytetin e Mitrovicës”.

“Tifozët ishin të jashtëzakonshëm. I falënderoj”, deklaroi Plantak pas ndeshjes.

Trepça fitoi në çastet e fundit me dy pikë epërsi, 82:80.

Exit mobile version