Trepça ’89 është ndalur në shtëpi nga Besa në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës, me rezultat 1-1.
Skuadra mitorvicase me këtë barazim rrezikon mbetjen në elitën e futbollit kosovar, derisa po vazhdon të jetë një garë e nxehtë.
Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka shtuar se janë dëmtuar nga gjyqtarët dhe ndihen të zhgënjyer nga kjo ndodhi.
“Krijuam shumë raste për shënim, pavarësisht që kishim ditur që na pret një ndeshje e vështirë. U dëmtuam në dy penalti dhe kjo ndikoi direkt në rezultat. Ishin penalti të pastërta, teksa ndikuan negativisht te futbollistët dhe ishte e pamundur për t’u rikthyer”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport
“Në asnjë moment ne nuk do të dorëzohemi. Janë edhe katër ndeshje deri në fund, ndërkohë që do të japim maksimumin që të mbetemi në Superligë”, shtoi Idrizi.
Trepça ’89 me këtë barazim ngritet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Besa në vendin e fundit me vetëm 12 sosh. /Telegrafi/