Trajneri i Real Valladolid, Sergio Gonzalez, ka nënshkruar kontratë edhe për një vit deri në qershor 2020.
Ish shefi i Espanyolit, që u bë i famshëm kur luante me Deportivo La Corunan opër nëntë vite u emërua te Valladolid në prill.
Sergio udhëhoqi klubin në kthimin në elitë.
Valladolid u kthye në elitë pas një mungese katërvjeçare dhe më pas nënshkroi një marrëveshje deri në fund të edicionit 2018/19.
Megjithatë, presidenti i ri i klubit, Ronaldo Nazario, ia ka shtuar edhe një vit tjetër në marrëveshjen e trajnerit.
Pavarësisht fillimit të keq të sezonit aktual në La Liga, ku Valladolid nuk ka arritur ende të shënojë apo të fitojë në katër javët e para, klubi i ka besuar.
Kjo me të vërtet një meritë e presidentit legjendë të futbollit brazilian, Ronaldos, që di të gjykojë dhe me këtë veprim i ka dhënë besim trajnerit. /Telegrafi/