Telegrafi

Trajneri i Teodos shpreson në fitore ndaj Bashkimit

Skuadra e Teodos nga Mali i Zi pas humbjes së mbrëmshme nga Beroe në Bullgari tashmë rrezikon fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

Ekipi në fjalë ka bilanc të njëjtë si Bashkimi, katër fitore dhe pesë humbje dhe me do të jetë mysafire në Prizren më 24 janar 2017, ku fituesi i kësaj ndeshjeje siguron fazën e dytë të BIBL.

“Beroe është ekip shumë cilësor dhe ka kryetrajner shumë të mirë. Ne kemi edhe një ndeshje, atë ndaj Bashkimit në Prizren, të cilët duhet ta fitojmë për të shkuar tutje,” ka thënë Miodrag Kadija, trajner i Teodos, pas humbjes së djeshme, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.

Teodo ka fituar ndeshjen e parë ndaj Bashkimit në Tivat të Malit të Zi 86-74. Mirëpo rezultati i këtyre dy skuadrave nuk mirret parasysh në “Sezai Surroi” pasi që skuadrat kanë bilanc aktual të njejtë dhe cilado që fiton, do të jetë e renditur më lartë në bazë të pikëve.