Trajneri Paul Lambert ka thënë se nuk ka asnjë problem me yllin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova u citua në një revistë zvicerane të publikuar javën e kaluar duke kritikuar cilësinë e lojtarëve në klub.
Shaqiri gjithashtu shtoi se në një klub si ky i Stoke Cityt nuk do të mundte as Ronaldinho të bënte më shumë.
Djaloshi nga Gjilanit theksoi tutje se klubi do të duhet t’i merrte disa nënshkrime të rëndësishme për të qëndruar ai në Bet365 Stadium.
Por, Lambert ka folur me Shaqirin për të fituar një kontekst në komentet e tij dhe ishte i kënaqur me shpjegimin e 26-vjeçarit.
“Unë fola me të dhe mendoj se artikulli është bërë katër muaj më parë”, ka thënë fillimisht trajneri Lambert.
“Për sa më përket mua, ishte para kohës sime dhe përfundoi. Bëhet vetëm për të quar pluhur”.
“Mendoj se paraqitja e tij kundër Arsenalit ishte e thjeshtë për të parë të gjithë, ai luajti për ekipin dhe ishte i shkëlqyer”, përfundoi trajneri i Stoke Cityt. /Telegrafi/