Menaxheri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, ua ka bllokuar internetin në hotelet ku e ekipi i tij do të qëndrojë për tua parandaluar skuadrës varësinë nga video-lojëra lojtarëve të tij.
Hasenhuttl, i cili u përball me probleme të ngjashme në ish klubin e tij, RB Leipzig, e krahasoi atë me alkoolin dhe drogën.
“Është diçka që ju bën të varur dhe kjo do të thotë që ne duhet t’i mbrojmë lojtarët”.
Të enjten, një futbollist anonim anglez e pranoi se orët e gjata duke luajtur lojërave kanë mundur t’ia shkatërrojnë karrierën atij.
Sun zbuloi se ky lojtar ka luajtur deri në 13 orë në ditë lojën e popullarizuar Fortnite.
“E bëra këtë në klubin tim të fundit. Ne patëm gjithashtu probleme me lojtarët – ata po luanin deri në orën tre të mëngjesit përpara një ndeshjeje”.
“Ju duhet t’i ndihmoni, t’i mbroni, sepse nuk është një problem i vogël. Nëse jemi të sinqertë, kjo është e njëjtë me alkoolizmin ose me drogën”.
“Për t’i mbrojtur ata, që do të thotë t’i ndihmojmë, të mos kalojnë kaq shumë kohë në këto lojëra. Ne e bllokojmë internetin në hotel, në mbrëmje, që ata të mos mund të luajnë më”, ka thënë Hasenhuttl.
Ish-portieri i Liverpoolit, David James, ka treguar se si sa ishte pjesë e Newcastle në vitin 1997, kishte bërë një ndeshje shumë të dobët shkaku i këtyre video-lojërave: “Unë kam duke luajtur Tekken II dhe Tomb Raider për orë të tëra një natë para ndeshjes”. /Telegrafi/