Goli i Armando Brojës ndaj Leeds i mjaftoi Southampton që të merrte fitoren e parë në këtë sezon në Ligën Premier.
Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhutt, ka vendosur që të luajë sot me sulmuesin shqiptar nga minuta e parë dhe kjo iu shpërblye.
“Kjo fitore ishte shumë e merituar, ishim më të rrezikshëm se ndaj Chelseat”.
“Broja? Kur luajti nga minuta e parë me Sheffield, nuk isha aq i impresionuar nga ai. Paraqitja e sotme ishte shumë e mirë, shumë herë më mirë sesa me Sheffield”.
“Goli do t’i japi besim Brojës dhe me të vërtetë ky djalosh ka diçka të veçantë”.
Redmond x @armandobroja9 🔥
A textbook #SaintsFC counter-attack: pic.twitter.com/0JBZCaeoPU
— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 16, 2021
“Është kërcënim te zona rivale dhe ka shpejtësinë e duhur për të arritur te një mbrojtës dhe që të godas portën”.
“Adams ishte i dëmtuar, na duhej një sulmues i madh. Armando shënoi me Shqipërinë dhe mendova se do të ishte momenti i duhur për të që të na tregonte se mund të luajë për 90 minuta”, ka thënë trajneri.
🎙 "I must say, overall it was a deserved win."
The boss reflects on #SaintsFC's 1-0 victory over #LUFC:
— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 16, 2021
Shqiptari i Southamptonit shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier, që doli të ishte fitores ndaj Leeds United.
/Telegrafi/