Telegrafi

Trajneri i Southamphton, Hasenhuttl pas fitores ndaj West Ham: Broja nuk më befason më, pasi është fantastik

Southampton u rikthye te fitorja në Ligën Premier pas shtatë ndeshjesh falë suksesit ndaj West Ham me rezultat 3-2.

Në këtë fitore la shenjë edhe Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që u bë protagonist duke fituar penalltinë që solli golin e avantazhit 1-2 të shenjtorëve me Ward-Prowse.

Broja ishte i magjishëm edhe në disa episode të tjera.

Në fund të sfidës trajneri Ralph Hassenhutl e vlerësoi shumë pozitivisht paraqitjen e Brojës duke thurur elozhe për sulmuesin shqiptar.

“Nuk jam i befasuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shume potent dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë”.

“Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”, deklaroi Ralph Hasenuttl. /Telegrafi/