Site icon Telegrafi

Trajneri i Skënderbeut optimist para ndeshjes ndaj Mlada Boleslav

Mllada Bolesav është kundërshtari i tretë europian i Skënderbeut këtë sezon dhe ai me koefiçentin më të lartë të vështirësisë.

Pengesa e e së enjtes në mbrëmje për korçarët është e kalueshme dhe trajneri Ilir Daja shprehu besimin se në sfidën e parë në transfertë, mund të arrijnë një rezultat pozitiv.

“Kairati, në krahasim me ekipin çek që kemi në turin e tretë, ndryshon për vetë faktin, se çekët nuk kanë kualitetin apo emrat që kishte Kairati, por kanë lojën në grup që është goxha e mirë. Një rezultat i mirë dhe një lojë e mirë në 90 minutëshin e parë, sigurisht që do të bëjë që nga ana psikologjike, në ndeshjen e kthimit ta kemi më të lehtë, në të kundërt do t’i vështirësojmë vetes shumë gjëra”, u shpreh trajneri Daja.

Skënderbeu eliminoi Sant Hulian në turin e parë të Europa ligës dhe më pas Kairat Almaty. Por prestigji vjen duke u shtuar së bashku me milionat e bonuseve nga UEFA.

“Ne duhet të kemi vëmendjen e duhur dhe duhet të jemi të përqendruar sepse në çdo moment ka lojtarë që mund të na godasin. Mendoj që duhet të punojmë shumë mirë në të dyja fazat e lojës dhe të shikojmë që të shënojmë edhe gol në fushën e kundërshtarit, por duke mos pësuar në portën tonë”, deklaroi trajneri i korçarëve.

Ndeshja mes Mllada Bolesav dhe Skënderbeut do të zhvillohet të enjten në orën 20:00 dhe do të gjykohet nga arbitri maltez Alan Mario Saint. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version