Site icon Telegrafi

Trajneri i Shkupit pas derbit: Ishim dominues dhe merituam fitore

Shkupi doli fituese e derbit ndaj Struga Trim lum të luajtur këtë të diele në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Dy golat e Queven dhe Voshas, i mjaftuan shkupjanëve për të mposhtur kampionët në fuqi në përballjen e parë direkte në këtë sezon. Pas takimit, ka folur trajneri i Shkupit, Mladen Zizovic, i cili ka thënë se e merituan fitoren.

“Ishte nj derbi i vërtetë, mendoj se në përgjithësi pjesa e parë ishte në një nuancë më kualitative nga ekipi kundërshtarë. Në njëzet minutat e para kishim disa kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme të cilët duhej ti kishim finalizuar, por nuk i bëmë”, ka thënë Zizovic.

“Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e organizimit të lojës, kjo edhe dha frytet e saja, kishim mundësi që të shënojmë edhe më shumë gola, por gjithsesi ishte një fitore plotësisht e merituar.

“Mendoj se ishim sot dominues dhe më të mirë në të gjitha elementet e lojës së futbollit. Uroj edhe ekipin kundërshtarë për lojën korrekte uroj edhe arbitrat që kryen punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë”, ka shtuar më tej trajneri i Shkupit.

Ndeshjen e radhës në kampioanat, Shkupi e luan ndaj Tikveshit në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version