Site icon Telegrafi

Trajneri i Shkëndijës, Osmani: Merituam rezultat pozitiv, shpresojmë të shkruajmë historinë duke kaluar në grupe të Ligës së Evropës  

Qatip Osmani ka folur pas humbjes së skuadrës tetovare ndaj Rosenborgut në kuadër të Ligës së Evropës.

Shkëndija është mposhtur me rezultat 3-1 në takimin e parë të ‘Play-Offit’ të Ligës së Evropës, në ndeshjen e luajtur në Norvegji.

Megjithatë, sipas trajnerit Osmani rezultati nuk është pasqyrë reale e asaj që skuadrat shfaqën në fushën e lojës për 90 minuta.

Lexo po ashtu Shkëndija mposhtet nga Rosenborgu, kualifikimi kërkohet pas një jave në Shkup

Osmani beson se kuqezinjtë merituan rezultat më të favorshëm dhe thotë se Shkëndija duhet të besojë në përmbysje në takimin e kthimit, më 30 gusht.

Junior duke festuar golin e vetëm të Shkëndijës ndaj Rosenborgut

“Bazuar në lojën e treguar mendoj se Shkëndija meritoi rezultat më pozitiv, por megjithatë shënuam golin që na jep shpresë se në takimin e kthimit do të mund të kualifikohemi në grupet e UEFA Ligës së Evropës”, ka thënë fillimisht Osmani.

“Na pret ndeshje historike në Shkup dhe Shkëndija do të mundohet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë”.

“Edhe pse humbëm, nëse luajmë me këtë ritëm, mendoj se kemi gjasa të kualifikohemi”.

“Normal do kemi nevojë për mbështetjen e publikut dhe besoj të kemi numër të madh spektatorësh në tentimin për të shkruar historinë”, përfundoi trajneri i Shkëndijës. /Telegrafi/

Exit mobile version