Inovacionet në futboll dhe puna me lojtarët janë gjithmonë të mirëseardhura.
Dhe për këtë fakt padyshim se është në dijeni edhe trajneri, Julian Nagelsman.
Lojtarët e Hoffenheim ishin duke stërvitur gjersa droni fluturoi mbi ata duke filmuar seancën e ushtrimeve, ndërsa materiali do të përdoret më pas për analizë transmeton Telegrafi.
“Ne duam të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat e reja për stërvitje, ndërsa materialet do t’i përdorim për analizë të plotë”, tha Nagelsman.
Vlen të theksohet se Hoffenheim gjendet zë pozitën e nëntë të Bundesligas me shtatë pikë. /Telegrafi/