Telegrafi

Trajneri i Sevillas operohet të martën pas diagnostifikimit me kancer  

SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 20: Head Coach of Sevilla FC Eduardo Berizzo attends the press conference prior to their Champions League match against Liverpool FC at the Sevilla FC training ground on November 20, 2017 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Trajneri i Sevillas, Eduardo Berizzo pritet të operohet nesër (e martë) pas vuajtjes nga kaceri në prostatë dhe do t’i mungojë për një kohë skuadrës spanjolle.

Lajmi për sëmundjen e tij, që u mësua pas barazimit 3-3 të Sevillas ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, tronditi ambientin te skuadra andaluziane.

Trajneri Eduardo Berizzo është i sëmurë me kancer në prostatë dhe për pak kohë duhet të fokusohet vetëm te shëndeti i tij.

Lexo po ashtu Një barazim të çmendur për trajnerin - Pas pjesës së parë ai u tha lojtarëve se vuan nga kanceri, ata e rikthyen rezultatin (Foto)

Futbollistët e Sevillas, edhe ndaj Villarrealit realizuan një përmbysje të madhe, por tashmë për disa javë duhet të japin maksimumin pa trajnerin argjentinas në stol.

“Kthimi i tij në detyrë do të varet nga ecuria e shëndetit pas ndërhyrjes kirurgjikale”, përcjell SS.

Berizzo duke festuar golin e tretë në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit (Getty Images)

“Vendin e tij ndërkohë do ta marrë ndihmësi Ernesto Marcucci,” – shkruhet në komunikatën për shtyp  të klubit të Sevillas.

Eduardo Berizzo do të operohet këtë të martë, duke shpresuar që gjithçka të shkojë ashtu sikurse mjekët e kanë parashikuar, që të kthehet sa më parë në detyrë.