Site icon Telegrafi

Trajneri i Romës thumbon Salahun për talljen e tij me Nainggolanin

Mesfushori i ri i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka pësuar një goditje të fuqishme nga trajneri i ri i Romës, Eusebio Di francesco.

Trajneri i ri i Romës është i zhgënjyer me qasjen e Salahut pas transferimit te Liverpoolit.

Egjiptiani kaloi për 40 milionë funte te Liverpooli, por ka nervozuar tifozët e Romës kur ka parashikuar se tash është radha e Nainggolan për t’u larguar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Romës

“Tash është koha që Radja të largohet”, ka shkruar Salah në një koment në rrjetet sociale.

“Salah nuk shtë sjellë mirë. Ai bëri zgjedhjen që të shkojë në Angli dhe kjo duhet që të respektohet, por kur e themi këtë, futbollistët duhet që të koncentrohen në atë që atyre u takon – të luajnë futboll dhe jo në gjëra tjera”, potencoi Di Francesco. /Telegrafi/

Exit mobile version