Manchester United ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Ipswich Town në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.
‘Djajtë e Kuq’ kaluan në avantazh që në minutën e dytë përmes Marcus Rashford që finalizoi një aksion të bukur për 1-0.
Vendasit rastin e parë serioz për gol e patën në minutën e 11-të por Sammie Szmodics humbi një mundësi të artë shënimi.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ipswichi shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 me Omar Hutchinson (42’).
Level after a thrilling first 45. #IPSMUN | @Nustone_UK pic.twitter.com/lO7KyHAvKN
— IPSWICH TOWN (@IpswichTown) November 24, 2024
Ipswichi pati mundësi të mirë për të kaluar në epërsi në minutën e 52-të, por goditjen e Liam Delap e priti për mrekulli Andre Onana.
Man United në anën tjetër nuk arriti të krijojë pothuajse asnjë rast të rrezikshëm pas golit të shënuar dhe kështu u desh të pajtohej me një pikë në ndeshjen debutuese të trajnerit Ruben Amorim.
Me këtë barazim, Unitedi shkon në kuotën e 16 pikëve dhe mban pozitën e 12-të në tabelë, ndërsa Ipswichi ka 9 sosh dhe renditet në pozitën e 18-të që dërgon në Championship./Telegrafi/