Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka komentuar thashethemet për një përçarje mes Neymar dhe Kylian Mbappe, duke thënë se marrëdhënia mes dy lojtarëve është e mirë pavarësisht asaj që është raportuar në media javët e fundit.
Gjithçka filloi me spekulimet që sugjeronin se Kylian Mbappe i kërkoi PSG-së të largonte Neymarin këtë verë, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së tij të re.
Thashethemet u rritën kur dyshja u përplasën për një penallti gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 kundër Montpellier muajin e kaluar.
Situatë e ngjashme ishte edhe ndaj Juventusit, kur Mbappe në një pozitë të mirë për të pasuar nuk e gjuajti topin te Neymar që ishte në rast të mirë për të shënuar.
Trajneri i PSG-së ka folur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes në Ligue 1 me Brest, duke thënë se dyshja kanë biseduar dhe janë mirë me njëri-tjetrin.
“Marrëdhënia mes Neymar dhe Kylian është shumë e mirë dhe nuk bëj bujë. Ata janë partnerë në ushtrime dhe ngrohje”.
That pass from Neymar was just pure imagination… and top class finish by Mbappe🔥🔥🔥👌 pic.twitter.com/uDc42rE3b2
— Lulu (@Pat_pat_D) September 6, 2022
“Ajo që ndodhi në fushë mes tyre, është një situatë klasike në futboll, por ata të dy folën dhe u sqaruan. E di që në ndeshjen ndaj Juventus, Mbappe nuk i pasoi në një moment Neymar, por kjo sepse nuk e vuri re dhe ishte i përqendruar te goditja. Jam i sigurt se herën tjetër Mbappe do të asistojë te Neymar”.
“Nuk kam ndjerë asgjë negative që nga ndeshja në krahasim me këtë aksion loje”, ka thënë trajner.
https://twitter.com/Jaackie_Ace/status/1568201973261893642
Ai shtoi se ndaj Brest njëri nga treshja e sulmit do të pushojë në këtë takim. /Telegrafi/