Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka analizuar shortin dhe përballjen me kampionët e San Marinos.
Kryeqytetasit do ta nisin në gjysmëfinale ku përballë do ta kenë Folgoren.
Shkupjani është ndarë i kënaqur me shortin, por thotë se asgjë nuk ka mbaruar.
“Short siç e kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar”.
“Besoj që do të gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos”.
“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, por do t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë deri sa të vije dita e ndeshjes”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/