Telegrafi

Trajneri i Prishtinës komenton shortin e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Zekirija Ramadani ka komentuar shortin e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Tashmë janë mësuar çiftet që do të përballen në kuadër të trofeut të dytë më të madh në Kosovë.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u hedh shorti, aty ku Prishtina do të përballet me Llapin.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Trajneri i kryeqytetasve ka thënë se do të jetë një përballje e vështirë, mirëpo fatmirësisht do të jenë dy ndeshje.

– “Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës që nga fillimi i saj e ku gjithmonë na kanë rënë ekipet më të forta të secilit raund, duke filluar prej 1/8 me Dritën, në çerekfinale me Feronikelin dhe tash në gjysmëfinale me Llapin”, ka thënë Ramadani.

Prishtina do të luajë ndeshjen e parë si mysafir i Llapit më 7 prill, derisa e dyta do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 21 prill.

Duelin tjetër do të jetë ai në mes të Istogut dhe Dukagjinit, duke bërë që finalja të jetës mes një ekipi nga Superliga dhe një nga Liga e Parë. /Telegrafi/